Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski. zhvilloi  takim pune me përfaqësues të lartë nga Fondacioni Friedrih Ebert. Në takim morën pjesë kreu i fondacionit  Mathhias Jobelius  për Evropën Qendrore dhe Lindore, Henrike Allendorf përgjegjës për zyrën e Maqedonisë në Berlin dhe Frank  Hantke drejtor për Maqedoninë dhe Kosovën, Eva Ellereit nga zyra në Prishtinë si dhe përfaqësues të Fondacionit të Republikës së Maqedonisë.

Në takimin e punës u diskutua gjithashtu edhe për prioritetet e Ministrisë që rrjedhin nga Programi i Qeverisë. Në këtë drejtim është vërejtur se Ministria do të punojë për përmirësimin e funksionimit të sistemit të qeverisjes lokale,kryesisht në sigurimin e kushteve për një shpërndarje më të drejtë dhe më transparent të grandeve nga qeveria qendrore. Si  fusha po aq të rëndësishme në të cilat u fokusua ministria ishin të theksuara edhe zhvillimi i balancuar rajonal dhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Bashkërisht u konstatua  se ka hapësirë ​​për bashkëpunim në periudhën vijuese në fushën e forcimit të kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore me qëllim që të njëjtat të funksionojnë në mënyrë efektive dhe efikase, dhe në këtë mënyrë qytetarët të fitojnë shërbime cilësore.