Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i kryesuar nga ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, i shoqëruar nga ministri pa portofol përgjegjës për rregullimin dhe përmirësimin e klimës  së investimeve për ndërmarrjet e brendshme Zoran Shapuriç, zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski dhe zëvendësministri i vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski, me rastin e "Ditës së luftës revolucionare maqedonase - 23 tetor", sot  vendosën kurorë në monumentin e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup.

Kurora në monumentin e Goce Dellçev vendosën edhe delegacioni i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë,i Presidentit të Republikës së Maqedonisë,të ARM-së, Shoqata e Veteranëve të Republikës së Maqedonisë, partitë politike dhe të korit diplomatik në vend.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ju uron qytetarëve festën e "Dita e luftës revolucionare të Maqedonisë - 23 tetori", e cila obligon që së bashku të krijojmë kushte për  stabilitet dhe një jetë më të mirë në vendin tonë.

Përgëzime "Dita e luftës revolucionare maqedonase"!