Ofrimi i shërbimeve në nivel lokal duhet të përmirësohet duke e lehtësuar qasjen e qytetarëve deri te administrata komunale dhe përfshirjen e tyre në hartimin e shërbimeve dhe mënyrat e ofrimit të tyre .

Për këtë qëllim Ministria për vetëqeverisje lokale, në bashkëpunim me UNDP-në do të punojnë në krijimin kushteve për rritjen dhe përmirësimin e shërbimeve të cilat qytetarët duhet ti marrin përmes rrugës elektronike, si dhe për përparimin e  konceptit për  marrjen e shërbimeve në një vend, përmes zhvillimin të qendrave të shërbimit funksional në të gjitha komunat.

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu, një takimin me Këshillin Drejtues të projektit Zgjidhje inovative për qasje më të mirë deri te shërbimet, tha se Ministria e vetëqeverisjes lokale në kuadër të disa projekteve plotësuese do të punojë në forcimin e kapaciteteve të komunave në mënyrë që ata të munden në mënyrë të pavarur dhe më me cilësi  t'iu përgjigjen nevojave të qytetarëve.

- Ministri për vetëqeverisje lokale në fokus ka qytetarët të cilët nëpër komuna sigurojnë shërbime shumë të rëndësishme. Sistemi i qeverisjes lokale, duke përfshirë burimet administrative dhe financiare të komunave duhet të funksionojë në përputhje me nevojat e qytetarëve. Për këtë arsye Ministria për vetëqeverisje lokale do të sigurojë mekanizmat që do të mundësojnë menaxhim më efikas, transparent dhe qeverisje llogaridhënëse në nivel lokal, tha ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Këtë projekt Ministria për vetëqeverisje lokale është duke e zbatuar në bashkëpunim me UNDP-në.

Përfaqësuesja i përhershme e UNDP-së në Maqedoni Louisa Vinton mirëpriti bashkëpunimin me Ministrinë për vetëqeverisje lokale dhe theksoi se ky projekt do të plotësohet me një projekt të ri për përmirësimin e menaxhimit lokal, financuar nga Bashkimi Evropian, i cili gjithashtu do të zbatohet nga UNDP, që do të thotë mbështetje të rëndësishme për komunat në ofrimin e shërbimeve në periudhën e ardhshme.

Në kuadër të këtij projekti Ministria për vetëqeverisje lokale punon edhe në forcimin e kapaciteteve të Qendrave për zhvillim të rajoneve planore, përmes mbështetjes së qendrave të biznesit dhe rrjeteve për zhvillim gjithëpërfshirës si dhe ngritjen e zyrave rajonale për efikasitet energjitik.